Shkupi ia merr talentin shqipëtarë Vardarit

FC Shkupi këtë merkato verore iu ka përkushtuar më shumë talentëve të rinjë, ndërsa së fundmi kanë zyrtarizuar 19 vjeçarin Jahja Abdulhadin. Ky i fundit vjen nga radhët e Vardarit, ndërsa me Shkupin ka firmosur kontratë 3 vjeçare.

“Është nder dhe kënaqësi për mua që do të mbaj fanellën e FC Shkupit. E kam pranuar ofertën pa u hamendur fare dhe në të ardhmen do të jap maksimumin  nga vetja për ta arsyetuar besimin që më është dhënë”, është shprehur mes tjerash Abdulhadi për faqen zyrtare të Shkupit.

19 vjeçari nga Ohri me tipare sulmues, ka qenë pjesë e grupmoshave të reja në ekipet si Voska, Akademia Pandev, Euromilk e Vardari, ndërsa te këta të fundit u shpall golashënuesi më i mirë në kampionatin e të rinjëve me 22 gola të realizuar në sezonin që lamë pas. Abdulhadi është talenti i 6-të që këtë merkato firmos kontrat profesionale me Shkupin, pasi më herët skuadra nga Çairi “blindoi” futbollistët të dalur nga shkolla e futbollit bardheblu si Muharemi, Jonuzi, Ramadani, Sefo e Ismaili.

Leave a Reply