Pas Vrshaljkos, Interi merr edhe Vidal

Në pak orë Interi mbyll dy marrëveshje të rëndësishme që kompletojnë organikën e trajnerit Luçiano Spalletit për sezonin e ri. “Corriere Dello Sport” shkruan se klubi “zikaltër” ka arritur akordin me Bajern Munih për transferimin në Milano të Arturo Vidal, mesfushorit të shumëkërkuar në merkato edhe nga vetë  trajneri Spalleti.

Sipas gazetës italiane Interi do tu paguajë kampionëve të Gjermanisë 5 milionë euro për huazimin e lojtarit për 2 sezone dhe 22 milionë euro për blerjen përfundimtare të tij pas 2 vitesh.

Megjithatë ekziston edhe një kleçkë e fundit pasi kiliani është në skadencë kontrate me Bajernin në verën e vitit 2019-të dhe për të kaluar te Interi më parë Vidal duhet të zgjasë marrëveshjen aktuale me bavarezët edhe me të paktën 2 vite.

Dëshira e futbollistit dhe e familjes së tij për t’u transferuar në Milano kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm që Bajerni t’i ndizte dritën jeshile klubit zikaltër.

Tashmë Spalleti pret luftëtarin e tij për të krijuar një mesfushë të frikshme me Vidal-Brozoviç dhe Naingolan.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply