Prishtina mbetet pa kapitenin Dallku!

Prishtina sezonin e ri futbollistik me shumë gjasa do ta nis pa kapitenin e saj, Armend Dallku. Ashtu siç informon gazeta kosovare “Olle”, destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit të krahut të djathtë, është skuadra e Llapit, që drejtohet nga ish tekniku i Renovës dhe Milanos së Kkumanovës, Bylbyl Sokoli.

Në këtë mënyrë, Dallku mund t’i japë fund aventurës së tij dyvjeçare me ekipin e njohur nga kryeqendra kosovare, që këtë vit në arenën ndërkombëtare u eliminua që në raundin e parë eliminatorë të Liga Europa.

35-vjeçari Armend Dallku te Prishtina erdhi verën e vitit 2016-të nga rradhët e skuadrës ukrainase të Vorskla Poltavës, pjesë e së cilës ishte për plotë 12 vite. Ai gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me Elbasanin në Shqipëri, ndërsa karrierën e tij e kishte nisur te Kosova e Vushtrrisë.

Dallku gjithashtu ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, për të cilën ka zhvilluar 64 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

Leave a Reply