Salzburgu mund Shkëndijën me dy penalti (VIDEO)

Shkëndija ka pësuar disfatë 0:3 në ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian ndaj Salzburgut, njofton “infOSport.mk”. Austriakët dy gola realizuan nga pika e bardhë, nga një në secilën pjesën. Ishte Dabur ai i cili në minutën e 16-të realizoi nga pika e bardhë, pasi e kishte përfituar atë pas një dueli që kishte me Enur Totre.

Ky gol ishte valid deri në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Dabur edhe njëherë tjetër shënoi në rrjetën e Zahov, kësaj rradhe kur me kokë devijoi topin pas harkimit të Junuzoviç.

DABUR I KOBSHEM PER SHKENDIJEN

DABUR I KOBSHEM PER SHKENDIJEN, SHENON NE SEKONDAT E FUNDIT EDHE GOLIN E DYTE NE RRJETEN E ZAHOVSALZBURGU – SHKENDIJA 2:0 (Pjesa e parë)Dabur 16' pen, 45+2'

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 8 август 2018 г.

Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa golin e tretë dhe të fundit në këtë takim, Salzburgu e realizoi sërish nga pika e bardhë, kësaj rradhe me anë të Diadie Samassekou në minutën e 80-të.

Ky rezultat ndoshta mund të shoh Shkëndijën jashtë Ligës së Kampionëve, mirëpo jo edhe jashtë Europës, pasi “kuqezinjtë” e Qatip Osmanit do të vazhdojnë garat në Liga Europa, edhe pse futbollit nuk i dihet asnjëherë, pasi Salzburgu ka edhe një ndeshje përballë Shkëndijës, atë në Shkup me 14 gusht, kur edhe përfundimisht do të mësojmë emrin e skuadrës që do të sigurojë një vend për në ndeshjet e “play-off” të Ligës më prestigjioze europiane, Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply