E bujshme, Beshiktashi angazhon portierin e Arsenalit!

Arsenali dhe Beshiktashi kanë arritur marrëveshje për transferimin e portierit, David Ospina. Kolumbiani ka pranuar kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të skuadrës turke. Ende nuk janë precizuar detajet rreth kësaj marrëveshje.

Ospina mëngjesin e sotëm u stërvit me Arsenalin, ndërsa para orëve të mbrëmjes të niset për në Stamboll.

Portieri kolumbian largimin e tij e kishte paralajmëruar që pas ardhjes së portierit gjerman, Bernd Leno, nga rradhët e Bajer Leverkusenit.

Leave a Reply