Vasoski zbulon formacionin e Vardarit përballë Shkëndijës

Trajneri i Vardarit, Aleksandar Vasoski ka zbuluar formacionin me të cilin do të zbres pas pak në fushën e stadiumit të qytetit në Tetovë, për të zhvilluar ndeshjen e parë të sezonit të ri 2018/2019 kundër Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Në formacionin e parë vërehet mungesa e futbollistëve shqiptarë, ndërsa në portë do të jetë Filip Gaçevski, që njëherit mban edhe shiritin e kapitenit.

Para tij në vijën e repartit mbrojtës do të manovrojnë Toshevski, Novak, Popov dhe Brdarovski. Në mesfushë do luajnë Micevski, Bitang dhe ish futbollisti i Shkëndijës, Xhufo, i cili për herë të parë në karrierë do të luaj kundër skuadrës tetovare.

Në vijën sulmuese më i avansuar do të jetë braziliani Lira, i cili do të ketë ndihmën e dyshes Cvetanoski – Barsegian.

Në bankinën rezervë vërehet edhe emri i sulmuesit të talentuar shqiptarë Jakup Berisha.

Leave a Reply