Vashat U19 të Maqedonisë të udhëhequra nga Astrit Merko mundën Qipron

Përfaqësuesja e U19 e Maqedonisë në konkurencë të femrave ka shënuar fitore 2:0 përballë Qipros në takimin e parë nga dy kontrollueset e parapara ndaj kësaj përfaqësuese në terren mysafir.

Që të dy golat vashat e reja të udhëhequra nga strategu shqiptarë, Astrit Merko i shënuan gjatë pjesës së parë. Luhej minuta e 28-të kur shqiptarja Rabija Dervishi përfitoi një penalti, të cilën me gol e shndërroi Marija Belistojanoska. Nuk vonoi shumë dhe 10 minuta më pas, sërish në skenë ishte Rabija Dervishi, e cila kësaj rradhe asistoi në golin e dytë të shënuar nga ana e Teodora Dimoskas.

“Zhvilluam ndeshje të mirë dhe dinamike në të cilën dominuam. Realizuam dy gola, ndërsa mundeshim të shënojmë edhe ndonjë gol. Jam i kënaqur me angazhimin dhe paraqitjen e futbollisteve të mija. Shpresoj të përgatitemi mirë dhe të marrim rezultat të mirë edhe në ndeshjen e dytë”, – tha pas përfundimit të ndeshjes seleksionuesi i Maqedonisë U19, Astrit Merko.

Përveç Rabija Dervishit nga futbollistet shqiptare pjesë e kësaj fitore të Maqedonisë U19 ishin edhe portierja, Syarta Reçi si dhe Sindis Pollozhani.

QIPRO U19 – MAQEDONIA U 19 0:2 (0:2)
(0:1 Marija Belistojanoska 28`; 0:2 Teodora Dimoska 38`)
MAQEDONIA U19: Syarta Reçi, Dragana Gegova, Teodora Gjorgjievska, Marija Gjorgjievska, Hristina Joshevska, Nadica Kosteska, Rabija Dervishi, Teodora Dimoska, Ivana Nikollova, Marija Belistojanoska, Julija Zhiviq;
LUAJTËN EDHE: Anita Petrovska, Sanja Mitrevska, Valentina Dalçevska, Teodora Petrovska, Sindis Pollozhani, Cvetanka Kostadinova, Jasmina Jovanovska.

Leave a Reply