LPFM, e shtuna sjellë përballje shkupjano-tetovare

E shtuna në elitën e futbollit vendor sjellë dy përballje mjaft interesante, ku mejdanin do të ndajnë skuadrat shkupjane dhe ato tetovare, njofton “infOSport.mk”. Në Tetovë, Shkëndija do të mirëpret Vardarin, teksa në Shkup, Rabotniçki do të jetë nikoqir i Renovës.

“Shkëndija është një skuadër e mirë, kanë më shumë ndeshje se ne pas përgatitjeve, mirëpo ne në Tetovë shkojmë që të mbiluhemi. Unë do të jem real dhe do të them se Shkëndija në letër ka skuadër më cilësore se Vardari, mirëpo të gjithë e dimë se në ndeshje të këtilla vendos, inspirimi, dëshira, motivi…nëse unë dhe bashkëlojtarët e mi hymë maksimalisht në këtë ndeshje, dhe gjithesecili realizon detyrat e dhëna nga trajneri Vasoski, atëherë mund të vijmë deri te rezultati pozitiv” – tha  Popov në prag të ndeshjes me Shkëndijën.

Kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu thotë se starti i kampionatit është shumë i rëndësishëm për çdo skuadër, ashtu që duhet të jenë shumë serioz dhe që nga fillimi të fillojnë me grumbullimin e pikëve.

“Starti gjithmonë është shumë i rëndësishëm dhe ne duhet të jemi shumë serioz që nga fillimi i kampionatit dhe të mundohemi të mbledhim pikë që nga loja e parë. Rabotniçkin të gjithë e njohim si një klub i cili gjithmonë është pretendent për garat europiane dhe ekip me kualitet, por mendoj se edhe neve kemi kualitet që të përballemi me ta” – tha fillimishit Fisnik Nuhiu.

Në anën tjetër trajneri i “romantikëve”, Gjore Jovanovski thotë se çdo fillim është i vështirë, mirëpo pret që skuadra e tij të bëjë një paraqitje të mirë sot kundër Renovës.

Çdoherë është e vështirë në fillim, ndërsa kushtet klimatike do të jenë është një barë shtesë për futbollistët e të dyja skuadrave. Jemi të gatshëm dhe besoj se skuadra do të bëjë punën e saj. Renova është një skuadër shumë cilësore, ata çdoherë dëshirojnë të luajnë futboll dhe ne do të pranojmë sfidën. Luajmë në teren vendas dhe shpresojmë në sukses” – thotë trajneri i “romantikëve”, Gjore Jovanovski.

Të dyja ndeshjet startojnë në ora 17:00, atëherë kur edhe zyrtarisht do të shënohet starti i edicionit 2017/2018 në LPFM, me Shkëndijën që kërkon të mbroj titullin e kampionit të fituar edicionin e kaluar në mënyrë shumë bindëse, me 35 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Vardari.

Leave a Reply