Eurogoli i Alpaj Jusuf të Sileksit ndaj Osogovës (VIDEO)

Kumanovarit Alpaj Jusuf nuk i është dashur shumë kohë për të shpërthyer te skuadra e Sileksit. Futbollisti i cili javë më parë iu bashkua skuadrës nga Kratova nga rradhët e Lokomotivës së Shkupit ka shënuar një super gol në miqësoren që Sileksi e zhvilloi ndaj Osogovës në Kratovë, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje për shkak gjendjes jo të mirë të fushës së stadiumit të qytetit, u zhvillua në fushën me barë sintetik, ndërsa Alpaj Jusuf shënoi golin e fundit të takimit  në minutën e 70-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë Sileksi 3, Osogova 2.

Eurogoli i Alpaj Jusuf ndaj Osogoves

Ishte ky goli debutues i futbollistit kumanovar me fanellen e Sileksit, te e cila skuader u transferua jave me pare

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 15 август 2018 г.

Ishte ky goli i parë për Alpaj Jusuf me fanellën e Sileksit, duke i bërë me dije trajnerit Zhikica Tasevski se duhet llogaritur seriozisht në këtë djalosh, i cili pritet të shpërthejë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Sileksi në xhiron e parë të sezonit të ri futbollistik luajti baraz në shtëpi ndaj FC Shkupit, ndërsa të shtunën e pret përballja në Shkup ndaj Rabotniçkit, ndeshje kjo që do të zhvillohet me fillim në ora 20:00.

Leave a Reply