Buba nga Arabia Saudite: Ftesën e Besnik Hasit nuk munda ta refuzojë!

Ferhan Hasani sot u prezantua te skuadra arabe Al Read. Gjatë tre muajve të kësaj vere, emri i futbollistët më të paguar në tre sezonet e fundit në Maqedoni u përfol në shumë skuadra të ndryshme, ndërsa zyrtarizimi i tij në skuadrën arabe pothuajse i befasoi të gjithë. Hasani pas firmës dhe prezentimit në ekipin e ri, ka treguar arsyen e transferimit në kampionatin arab.

“Jam i lumtur që tashmë edhe zyrtarisht jam pjesë e skuadrës së Al Raed. Të jem i sinqertë kisha shumë oferta, mirëpo nuk munda të refuzoj ftesën e Besnik Hasit për t’iu bashkuar te Al Raedit. Nëse ai ka vlerësuar se duhet të jem këtu, unë nuk e pata të vështirë të marr vendimin tim dhe jo rastësisht kam firmosur për një vit aq sa është edhe kontrata e trajnerit, ndërsa më pas do të shohim si do të zhvillohen gjërat. Sigurisht se edhe aspekti ekonomik është i favorshëm dhe unë shpresoj që bashkarisht të arrijmë objektivat e drejtuesve për sezonin e ri”, ka thënë për “Opinion.mk” Ferhan Hasani.

Ish futbollisti i Shkëndijës te Al Read do të përfitojë një shumë të majme, ku sipas burimeve të sigurta për 12 muaj, Buba do të arkëtojë plotë 1 milionë e 200 mijë euro.

Leave a Reply