Reali bën hapin e madh për transferimin e Nejmar

Real Madridi humbi Kristiano Ronaldon, mirëpo nuk ka humbur shpresat për transferimin e brazilianit Nejmar nga rradhët e Paris Sen Zhermenit.

“Mbretërit” thuhet se kanë gati ofertën “bombastike” për zëvendësuesin e Kristiano Ronldos, largimi i të cilit drejt Juves ka lënë një boshëllëk të madh në repartin ofenziv të sulmit “madrilen”.

“Marca” raporton që Reali ka bërë gati 300 milionë euro për ish futbollistin e Barcelonës, i cili në këtë mënyrë do të rikthehej në Spanjë.

Edhe vetë Nejmar ka shprehur dëshirën për tu larguar nga skuadra parisiene, pasi beson se me Realin mund t’i arrijë më lehtë objektivat që ka në karrierën e tij.

Leave a Reply