Super goli i tunizianit Xhebali ndaj Shkëndijës (VIDEO)

Shkëndija pjesën e parë të takimit të parë kundër Rosenborgut, e vlefshme për ndeshjet e “Play-off” të Liga Europa e mbylli me 3 gola në rrjetën e saj, ku vlen të ndiqet goli i parë i shënuar nga ana e tunizianit, Isam Xhebali, njofton “infOSport.mk”. 26-vjeçari shënoi një ndër golat më të bukur të fazës së deritanishme në Liga Europa, kur me një parabolë në minutën e 11-të arriti që të mposhtë portierin Kostadin Zahov.

 

Ishte ky vetëm një paralajmërim i golit të dytë, që erdhi vetëm 4 minuta më pas me autorë Niklas Bendtner, i cili shënoi me kokë, duke fituar bindshëm duelin në ajër ndaj shtatëshkurtit Mevlan Murati, teksa golin e tretë Rosenborgu e shënoi vetëm një minutë para fundit të pjesës së parë, atëherë kur Shkëndija ndoshta edhe ishte kundërshtarë më i mirë.

Pas një kundërzbritje dhe harkimit të Meling, suedezi Levi shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e Zahov, i cili nga tre goditje të drejtëpërdrejta pësoi po aq gola. Në anën tjetër Shkëndija u kanos rrezikshëm me anë të dyshes sulmuese, Emini-Ibraimi, me këtë të fundit i cili në minutën e 29-të qëlloi shtyllën pas një goditjeje të fuqishme me të majtën e tij.

Leave a Reply