Me fanellën e Mesit nuk ka shaka! E djeg? Por pezullohesh për 1 vit!

“Nëse Messi do të luajë ndaj Izraelit, do t’i kërkojmë të gjithë tifozëve palestinezë të Messit që të djegin fanellat dhe fotot e tij, madje që ta braktisin fare”. Kështu lobonte disa muaj më parë Jibril Rajoub, presidenti i Federatës Palestineze, ndaj idesë që “Pleshti” mund të merrte pjesë në miqësoren e Argjentinës kundër përfaqësueses së Izraelit, që duhej të ishte luajtur në Jeruzalem. Në përfundim nuk ishte fare e nevojshme, sepse polemikat ndërkombëtare në nivel sportiv dhe politik, por sidomos kërcënimet ndaj sigurisë ssë skuadrës që asaj kohe drejtohej nga Sampaoli, bënë që ajo ndeshje miqësore të anullohej. Gjithsesi, presidenti i Federatës së Palestinës nuk e kaloi pa probleme.

Agjencia France-Presse raporton në fakt se FIFA ka dënuar presidentin Rajoub për një vit nga të gjitha aktivitetet futbollistike për ato fraza inkriminuese, me motivacion: “Deklaratat që Komisioni Disiplinor konsideron si nxitëse të urrejtjes dhe dhunës përpara miqësores së planifikuar për datën 9 qershor të vitit 2018 në Jeruzalem mes Izraelit dhe Argjentinës, ndeshje më pas e anulluar”. Një vendim që natyrisht ka shkaktuar irritim dhe protesta nga ana e federatës së ndëshkuar. Agjencia franceze ka raportuar edhe reagimin e numrit një të federatës palestineze, që shpall luftë. “Është një vendim i padrejtë dhe do ta apelojmë”, deklaroi presidenti Rajoub. Një deklaratë që te FIFA nuk do ta vlerësojnë.

Leave a Reply