Genç Kalemler nuk ndalet, merr edhe një futbollistë të Rabotniçkit

Skuadra debutuese në Ligën e Dytë – Perëndim, Genç Kalemler vazhdon të surprizojë në tregun e futbollit vendor, teksa drejtuesit e kësaj të fundit gjatë ditës së sotme kanë arritur marrëveshje me homologët e tyre të Rabotniçkit, për huazim një vjeçar të Stefan Simonovskit, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollist të ri dhe mjaft të talentuar, i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe në qendër të saj.

Simonovski, që edhe 5 ditë do të mbush të 18-tat, te Genç Kalemler vjen nga rradhët e ekipit të të rinjëve të Rabotniçkit, pjesë e të cilëve është për disa vite me rradhë. Rikujtojmë vetëm ditë më parë drejtuesit e Genç Kalemler arritën që të transferojnë edhe dyshen e Vëllazërimit, Maliq Beluli dhe portierin Gentian Çadarovski, ndërsa gjithashtu ishte mjaft aktiv që nga fillimi i merkatos verore, ku vlen të theksohet edhe transferimi i dyshes shkupjane, Shaban Sulejamni dhe Sunaj Hasan, i cili njëherit kishte shënuar edhe golin e parë në historikun e Genç Kalemler në Ligën e Dytë në ndeshjen debutuese ndaj Teteksit.

Leave a Reply