Arsenali i befason të gjithë, nënshkruan me një 9-vjeçar

Arsenali ka befasuar të gjithë sot, pasi ka nënshkruar kontratë me një talent 9-vjeçar të lindur në Nigeri, por që ka jetuar në Afrikën e Jugut.

Jayden Adetiba ka marrë bazat e futbollit në Supersport United, skuadër afrikano-jugore, ndërsa cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit.

Djaloshi ka të njëjtat të dhëna me Kristiano Ronaldon, ndërsa tregon se është një fans i Arsenalit, ndaj është shumë i lumtur që tani do të mund të punojë në klubin e ëndrrave të tij.

Jam një tifoz i flaktë i Arsenalit dhe kam ndjekur çdo ndeshje të tyre, ndaj jam dyfish i lumtur sot. Cristiano Ronaldo është një lojtar që më pëlqen shumë, ashtu si Iwobi”, tha 9-vjeçari i cili firmosi kontratën me “topçinjtë”.

Leave a Reply