Shkëndija plotë 10 ndeshje nuk dinë për disfatë

Shkëndija e nisi me dy barazime, mirëpo dy fitoret e njëpasnjëshme në dy xhirot e fundit, bënë që skuadra kampione të renditet në pozitën e tretë me 8 pikë, vetëm një më pak se dy skuadrat kryesuese Rabotniçki dhe Akademia Pandevi që kanë nga 9 pikë.

Kësisoj skuadra “kuqezi” nga Tetova vazhdoi serinë e ndeshjeve pa disfatë, duke pasur parasysh se edhe në 7 ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar, përfshirë këtu edhe finalen e Kupës kundër Pelisterit, skuadra e Qatip Osmanit nuk dinte për disfatë.

Për herë të fundit që Shkëndija nuk kishte dalë fitues në një ndeshje kampionale, ishte ajo e 29 prillit, kur ishte mundur nga Pobeda me rezultatin 2:1.

Në këto 10 ndeshje pa humbje, Shkëndija ka shënuar plotë 27 gola, ndërsa ka pranuar vetëm 6.

 

10 ndeshjet e fundit të Shkëndijës në Maqedoni

 
02.09.16:15 Shkupi Shkëndija 1 : 2 LPFM
27.08.16:30 Shkëndija Bellasica 4 : 1 LPFM
19.08.17:00 Makedonija GJ.P Shkëndija 0 : 0 LPFM
11.08.17:00 Shkëndija Vardari 2 : 2 LPFM
23.05.20:00 Pelisteri Shkëndija 0 : 3 Kupa, finalja
20.05. 16:15 Shkëndija Pelisteri 4 : 0 LPFM
16.05. 16:15 Renova Shkëndija 0 : 3 LPFM
13.05. 16:30 Shkëndija Skopje 3 : 1 LPFM
06.05. 16:30 Sileksi Shkëndija  1 : 3 LPFM
02.05. 16:00 Shkëndija Rabotniçki 3 : 0 LPFM

Leave a Reply