Pas plotë 15 vite kontribut, Snajder e mbylli me Holandën

Mesfushori holandez, Uesli Snajder, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur me skuadra të mëdha, si Ajaks, Real Madrid, Inter, Galatasaraj, ka vendosur të largohet përfundimisht nga detyrat e tij si futbollist i kombëtares së Holandës.

Ai mbrëmë në miqësoren e “tulipanëve” ndaj Perusë, luajti si titullar, por u zëvendësua në minutën e 62-të, duke u larguar mes duartrokitjesh dhe lotësh.

Pas ndeshjes, Snajder pranoi publikisht se e ka mbyllur me kombëtaren, por vetëm si futbollist, pasi shpreson që një ditë të rikthehet te “Tulipanët”, si drejtues:

Ne folëm për një rol të mundshëm në stafin e Holandës në të ardhmen. Mendova se ishte një kompliment i këndshëm që dikush si trajneri Kuman duhet të shihte diçka të tillë, megjithatë nuk kemi folur për atë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë”- tha Snajder.

Ueslli Snajder gjatë karrierës së tij me kombëtaren e Holandës numëron 134 ndeshje dhe  31 gola të shënuar.

Leave a Reply