Të dielën zhvillohet turneu i shahut “Kupa Arbër Xhaferi”

Këtë fundjavë do të zhvillohet turnamenti ndërkombëar i Shah-ut “Kupa Arbër Xhaferi”. Ky turne do të organizohet sipas të gjitha rregullave të FIDE-s, ndërsa pritet të marrin pjesë afër 200 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria dhe vendi. Turneu do të zhvillohet të dielën në hollin e rektoratit të organizatorëve të Universitet të Europës Juglindore, duke nisur nga ora 9 e 30, ndërsa hapjen do ta bëjë rektori Abdilmenaf Bexheti. Organizatorët e këtij eventi të shahut kanë përcaktuar edhe disa shpërblime për më të mirët e turneut.

“Në kuadër të deparatmentit të sportit janë edhe aktivitetet sportive, por edhe klubet e sporteve të ndryshme siç është futbolli, basketbolli, ping pong, shah, skijim. Këtë vit në fillim të vitit të ri akademik vendosëm që të organizojmë edhe një turne në shah”, tha Menan Memedi nga Departamenti i Sportit në UEJL. 

“Përgatitjet konkrete kanë filluar diku në qershor e tani mendojmë se jemi gati për për t’i pritur mysafirët. Pjesëmarrës do jenë shahistët më të mirë nga katër shtete, nese nuk do kemi edhe më tepër”, tha drejtori i turneut “Arbër Xhaferi, Muharem Etemi.

Leave a Reply