Angellovski: Më gëzon fitorja, mirëpo ende asgjë nuk ka përfunduar

Maqedonia brenda tre ditëve ka arritur që të shënojë edhe fitoren e dytë, edhe atë me rezultat identik 2:0. Pas fitores në transfertë ndaj Gjibraltarit, sonte të besuarit e trajnerit Igor Angellovski mundën Armeninë, kundërshtarin më serioz për atë pozitë të parë në grupin e katërt të Ligës “D”.

“Jam i lumtur për fitoren 2:0. Sot, si dhe në ndeshjen ndaj Gjibraltarit e bëmë atë që ishte më e rëndësishme, të shënojmë fitore. Unë nuk i ndajë fitoret në të mira dhe të këqija. Me rëndësi është që djemtë e aprovuan atë që u morrëm vesh para ndeshjes” – u shpreh Angellovski, i cili tha se gënjehet ai që mendon se Maqedonia ka kryer punë në këtë grup të Ligës së Kombeve.

Asgjë nuk ka përfunduar, mund të them se gënjehet ai që thotë se gjithçka ka përfunduar. Kemi edhe katër ndeshje tjera. Pas kësaj fitore mund të them se asgjë nuk ka përfunduar. Do të përfundojë vetëm atëherë pas ndeshjes me Gjibraltarin kur do të jemi sigurtë në vendin e parë. Sot kishim mundësi të fitojmë ndoshta edhe me rezultat 3:0, mirëpo gjithashtu edhe Armenia kishte rastet e saja. Në fund mund të them se jam i kënaqur nga fitorja por edhe loja që zhvilluam” – deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski.

Tani pason një pauzë një muajëshe në Ligën e Kombeve, pasi ndeshjen e rradhës Maqedonia do ta zhvillojë me 13 tetor kundër Lihtenshtejnit, sërish në Shkup.

Leave a Reply