Viktor Angellov debuton me dy gola te FC Shkupi

FC Shkupi ka shënuar fitore 4:1 më miqësoren e zhvilluar sot në Çair përballë Vëllazërimit të Ligës së Dytë, njofton “infOSport.mk”. Në këtë ndeshje debutoi edhe përforcimi i fundit më i bujshëm, Viktor Angellov, i cili shënoi dy gola.

Futbollisti i ardhur ditën e fundit të merkatos së verës nga rradhët e Ujpeshtit shënoi golin e parë, ndërsa Vëllazërimi u kundërpërgjigjë me anë të Murat Adilit, i cili arriti që të barazojë shifrat në 1:1.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa gjatë pjesës së dytë Artan Veliu edhe njëherë tjetër kaloi në epërsi FC Shkupin, skuadër kjo që në këtë pjesë ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë.

Viktor Angellov shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për “bardhekaltërit” nga Çairi, ndërsa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Shkupi 4, Vëllazërimi 1 e vendosi braziliani Serzhinjo.

Që të dy pritet të jenë një forcë shtesë e skuadrës së trajnerit Hajati Sojdash në vazhdim të kampionatit, ku FC Shkupin në kuadër të javës së 5-të e pret derbi i përjetshëm ndaj Vardarit në transfertë.

Leave a Reply