I iku treni, shkoi në xhami, ndërsa natën kaloi te disa të panjohur me të cilët u bë miq

Ngolo Kante, i cili këtë verë me Francën fitoi Kupën e Botës, ku ishte titullar i padiskutushëm në kombëtaren e “gjelave” po bëhet gjithnjë e më shumë personazh.

Ai po merrë vëmendjen e mediave gjithnjë e më shumë, ndërsa së fundmi mediat e huaja shkruajnë për një ngjarje interesante që i ka ndodhur futbollistit francez me origjinë nga Mali.

Mesfushorit të Çelzit i kishte ikur treni, me të cilin duheshe të udhëtojë drejtë Francës pas fitores së skuadrës së tij ndaj Kardifit (4:1), por nuk e kishte vrarë mendjen aspak, duke marrë gjithçka me sportivitet. Ai kishte gjetur xhaminë më të afërt, ku kishte falur namazin e natës (jacisë), ndërsa aty kishte gjetur një fans  të tij, i cili kishte marrë guximin për të ftuar kampionin e Botës në shtëpinë  e tij. Francezi simpatik dhe shumë i thjeshtë kishte pranuar ftesën e mikut të “panjohur”,  tek i cili kishte kaluar natën, bashkë edhe me disa miq të nikoqirit të shtëpisë, i cili i lumtur që në shtëpinë e tij kishte gostisur një super futbollistë, nuk kishte nguruar që të nxjerrë disa nga fotot edhe nëpër rrjetet sociale.

“Kishte lëshuar trenin, ishte drejtuar drejt xhamisë lokale. Atje ishte ftuar në darkë, oferrë të cilën e kishte pranuar me shuëm dashuri dhe u është shumë mirënjohës atyre për këtë gjest” – kishte deklaruar zëdhënësi i Çelzit.

Leave a Reply