Nxënësi mundi profesorin! Emri Skënderbe ka ende peshë në futbollin shqiptarë (VIDEO)

Nxënësi mposht profesorin! Orges Shehi fitoi duelin me Ilir Dajën në super ndeshjen e javës së 4-të në Superligën shqiptare, ndërkohë që Skënderbeu i tregoi Flamurtarit se emri i tyre ka një peshë të rëndë në futbollin shqiptarë dhe se ata realisht janë kampionët e vërtetë të Shqipërisë.
Skuadra korçare një gjë të tillë dëshmoi edhe të hënën në mbrëmje në ndeshjen në Vlorë, kur në fund shënoi fitore 0:2 ndaj Flamurtarit të Useinit dhe Pollozhanit.

Orges Shehi e kishte përgatitur më mirë takimin dhe në fund mori një fitore të çmuar kundër ish-trajnerit të tij Ilir Daja. Një fitore që u jep moral dhe qetësi për vijimësinë. 45’ minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, edhe pse rastet e rrezikshme nuk munguan.

Flamurtari-Skënderbeu (Përmbledhje)

Flamurtari-Skënderbeu (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в Понеделник, 17 септември 2018 г.

Golin e parë Skënderbeu e realizoi në minutën e 73-të. Marko Radash harkoi një top në zonë, aty ku përfitoi Krasniqi, i cili nga brendia zonës nuk e kishte të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. Golin e dytë dhe të qetësisë miqtë nga Korça e gjetën në minutën e 86-të përmes sulmuesit Oto Xhon, i cili luante si i huazuar te Trepça ’89.

Me këtë fitore Skendërbeu tashmë qëndron i vetmuar në krye të tabelës së klasifikimit me 10 pikë, duke lënë pas vetes treshen e skuadrave, Kukësi, Partizani dhe Flamurtari që kanë nga 7 pikë.

Leave a Reply