Tre fitoret e Shkëndijës, vijnë me përmbysje! Ja çfarë thotë trajneri Osmani

Shkëndija të dielën ndaj Rabotniçkit regjistroi fitoren  e tretë me rradhë, e cila sërish u arritë me përmbysje, njofton “infOSport.mk”. Ishte skuadra shkupjane që avansoi e para në këtë përballje me golin e realizuar nga Petar Petkovski në minutën e 10-të, mirëpo që në fund e pësoi keq pasi pësoi disfatë të thellë me rezultatin 6:2. Kjo sipas trajnerit Qatip Osmani tregon karakterin e futbollistëve të tij, pasi nuk bien as fizikisht, por edhe psiqikisht ndaj kundërshtarit, por përkundrazi marrin edhe më tepër forcë.

“Shkëndija ka treguar karakter  që i nevojitet një skuadre për rezultate pozitive. Pranojmë gol dhe më pas reagojmë. Më pëlqen karakteri që tregon skuadra, por do të insistojmë mos lejojmë të pranojmë gol të parët në të ardhmen”, – tha Osmani.

Shkëndija me përmbysje fitoi edhe ndeshjen e fundit kampionale në Tetovë, kur pas golit të Irfan Vusljanin, në fund mundi Bellasicën me rezultatin 4:1, ndërsa me përmbysje fitoi edhe ndeshjen e fundit në transfertë kundër FC Shkupit. Skuadra nga Çairi avansonte me golin e Stojkoskit, mirëpo falë “dopietës” së Ibraimit në fund Shkëndija nga Shkupi u rikthye me tre pikë të plota.

Leave a Reply