Osmani i kënaqur me fitoren ndaj Rabotniçkit, por…

Shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani ka përgëzuar futbollistët për fitoren bindëse 6:2 përballë Rabotniçkit në xhiron e pestë të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.

“Sigurisht se jam i kënaqur me rezultatin dhe lojën e treguar edhe pse patëm në lojë vështirësi ndoshta pak nga respekti i tepërt ndaj Rabotniçkit. Mirëpo shpejt morrëm veten dhe dua të uroj futbollistët për performansën”, deklaroi trajneri Osmani.

Një triumf 6:2 ndaj një skuadre që vinte në Tetovë si lider pak kënd do të linte të nxjerë kritika, por trajneri Osmani beson se ekipi ka ende hapsirë për përmirësim.

“Gjithmonë ka vend për përmirësime në futboll. Do të kisha potencuar mënyrën si hapim ndeshjen, na ka ndodhur shpesh kur nuk startojmë si duhet. Ne gjatë kohë insistojmë në lojë të shpejtë, me kombinime dhe shumë pasime. Jemi të vetëdishëm se nuk mundet 90-të minuta të luajmë në atë tempo, por insistojmë dhe më gëzon fakti se arrijmë të krijojmë shumë shanse në periudha të caktuara të lojës” – përfundoi Qatip Osmani, që tashmë kërkon skuadra të kthejë vëmendjen ka sfida e parë e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë të mërkurën në Tetovë kundër Kit-Go nga Pehçeva.

Leave a Reply