Ibraimi rikthehet aty ku e ka vendin, në krye të golashënuesve

Besart Ibraimi shumë shpejtë ka marrë kreun e renditjes kur janë në pyetje golashënuesit më të mirë në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.

Fituesi i “Këpucës së Artë” për tre vite me rradhë në elitën e futbollit vendor në takimin e së dielës kundër Rabotniçkit  realizoi “tripletën” e parë në sezonin e ri, duke arritur në këtë mënyrë në shifrën e 6 golave të shënuar në kuadër të 5 xhirove të para.

SHKËNDIJA AVANSON NDAJ RABOTNIÇKIT FALË GOLIT TË IBRAIMIT

SHKËNDIJA AVANSON NDAJ RABOTNIÇKIT FALË GOLIT TË IBRAIMITSHKENDIJA – RABOTNIÇKI 2:1(B. Ibraimi 38')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

Ai në këtë mënyrë la pas vetes golashënuesin më të spikatur të Rabotniçkit, Petar Petkovski, i cili ka shënuar 5 gola, ndërsa piedestalin e mbyll një tjetër futbollistë i “romantikëve”, Ostoja Stjepanoviç, që realizoi një gol të bukur në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë. Pas kësaj treshe pasojnë tre futbollistë me nga 3 gola të shënuar, si Tigran Barsegian, Izair Emini dhe Lupço Doriev, ndërsa vallën e autorëve me nga dy gola të shënuar e udhëheq Besmir Bojku i Shkëndijës.

# Futbollistët Ekipi Gola
1. Besart Ibraimi Shkëndija 6
2. Petar Petkovski Rabotniçki 5
3. Ostoja Stjepanoviç Rabotniçki 4
4. Tigran Barsegian Vardari 3
4. Lupço Doriev Akademia Pandev 3
4. Izair Emini Shkëndija 3
7. Besmir Bojku Shkëndija 2
7. Parfait Essenzhe Sileksi 2
7. Mario Krstovski Akademia Pandev 2
7. Evgenij Novak Vardari 2
7. Vllatko Stojanovski Renova 2

Ibraimi përveç kësaj triplete, dy gola të tjerë shënoi ndaj FC Shkupit në fitoren e javës së kaluar të Shkëndijës me rezultatin 2:1 në Çair, ndërsa një gol tjetër kishte realizuar edhe në ndeshjen e xhiros së parë ndaj Vardarit.

Në atë ndeshje Ibraimi kishte rast që të shënojë edhe një gol tjetër, mirëpo kishte humbur një penalti, njëjtë sikurse edhe në ndeshjen ndaj Rosenborgut në kuadër të ndeshjeve “play-off” të Liga Europa.

GOLI I IBRAIMIT PER 5:2 NDAJ RABOTNIÇKIT

GOLI I IBRAIMIT PER 5:2 NDAJ RABOTNIÇKIT

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

Kur jemi tek ndeshjet ndërkombëtare vlen të ceket se Ibraimi edhe këtu nuk ngeci mbrapa, duke qenë golashënuesi më i mirë me 5 gola të shënuar në gjithsej 8 ndeshje (6 në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, dy në kuadër të play-off të Liga Europa), ndërsa një gol realizoi edhe në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë kundër Kozhuvit në Gjevgjeli, transmeton “infOSport.mk”.

Gjithsej 14 ndeshje dhe 11 gola të shënuar, të dhëna statistikore këto që paralajmërojnë edhe një sezon tjetër të shkëlqyeshëm të bomberit “kuqezi” nga Kërçova.

SHKËNDIJA SHËNON TË 6-tin, IBRA TË 3-tin NDAJ RABOTNIÇKIT

SHKËNDIJA SHËNON TË 6-tin, IBRA TË 3-tin NDAJ RABOTNIÇKITSHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 6:2(B. Ibraimi 81')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

Leave a Reply