Kosova ngjitet për tre pozita në renditjen më të re të FIFA-s

Fitorja e arritur kundër Ishujve Faroe dhe barazimi me Azerbajxhanin në kuadër të Ligës së Kombeve, kanë bërë që Kosova të ngjitet për tri vende në renditjen më të re të FIFA-s, që u publikua sot nga shtëpia e futbollit botëror.

Pozita e 138-të, me 1092 pikë shënon pozitën më të mirë që ka pasur Kosova që pas anëtarësimit në FIFA në vitin 2016-të.

Levizje pozitive kanë regjistruar edhe Shqipëria dhe Maqedonia, ndërkohë, vendi i parë për herë të parë pas 25 vjetësh ndahet nga Belgjika dhe Franca në kuotë të barabartë pikësh për këtë muaj ndërsa ndiqen nga Brazili, Kroacia, Uruguai dhe Anglia, që mbyllin TOP5-shin.

Leave a Reply