Lajm i mirë për Shkëndijën, FIFA jep leje për regjistrimin e sulmuesit Fazli

Trajneri Qatip Osmani edhe zyrtarisht mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit Samir Fazli. I prezantuar si lojtar i Shkëndijës më datë 1 shtator, 27 vjeçari priste leje nga FIFA për zgjidhjen e çështjes me ish ekipin e tij Rudesh të Kroacisë.

Nga Shtëpia e futbollit Botëror të enjten kishin lëshuar vërtetimin në favor të lojtarit dhe tashmë nuk ka asnjë pengesë ligjore për federimin e tij në Federatën e futbollit të Maqedonisë si futbollist i ri i Shkëndijës.

Kjo nënkupton se Fazli fiton të drejtën për të luajtur, ndërsa debutimi i tij të shtunën kundër Akademia Pandevit varet nga vendimi i stafit teknik që do të vlerësojnë nëse lojtari është i gatshëm për lojë.

Samir Fazli tashmë një kohë është duke ushtruar me grupin dhe me tejkalimin e pengesës ligjore, Shkëndija më në fund mund të llogarisë në përforcimin e merkatos së verës, i cili pritet që të sjellë shumë freski në repartin e sulmit.

Leave a Reply