Arsenali mbetet pa Peter Çeh për një muaj

Portieri i Arsenalit, Peter Çeh do të mungojë nga fushat e futbollit për një muaj, njoftuan nga klubi londinez. Ai u lëndua në ndeshjen ndaj Uatfordit të shtunën. Portierit 36-vjeçar u dëmtua pak para përfundimit të pjesës së parë, kur u zëvendësua nga gjermani, Bernd Leno.

Çeh në stërvitje pritet të rikthehet vetëm pas 4 javëve. Kësisoj portieri çek me siguri se do të mungojë në dy ndeshje të Liga Europa, si dhe në ndeshjet e Premierligës kundër Fulhamit, Lester Sitit dhe Kristal Pallasit.

Nuk dihet ende nëse Peter Çeh do të jetë gati për ndeshjen derbi të 3 nëntorit kundër Liverpullit.

Leave a Reply