Mbyllet rrethi i parë në LPFM, ja si duket renditja tabelare

Sot në futbollin vendor në program ishin ndeshjet e javës së 9-të në elitën e futbollit vendor, me të cilat u mbyll rrethi i parë i ndeshjeve nga gjithsej 4 të tilla sa zhvillohen brenda sezonit 2018/2019, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e  vetme që këtë raund e mbylli pa asnjë disfatë është Vardari, skuadër kjo që edhe kryeson renditjen me 23 pikë, 7 më shumë se kampionët në fuqi të Shkëndijës që mbajnë vendin e dytë dhe Akademia Pandev që gjithashtu në këto javë ka grumbulluar 16 pikë.

Pas dy fitoreve të njëpasnjëshme dhe barazimit të sotëm ndaj Shkëndijës, Renova  nën drejtimin e drejtorit sportiv Lirim Saiti dhe koordinatorit Skender Jonuzi morri plotë 7 pikë, duke u renditur tashmë në pozitën e katërt me 11 pikë, shifër këtë që gjithashtu e kanë edhe Pobeda dhe Rabotniçki në pozitat 5 dhe 6.

Me nga 10 pikë të tubuara në pozitat 7 dhe 8 renditen Makedonija GJ.P dhe Bellasica, ndërsa dy pozitat e fundit në renditje janë të rezervuara për dy skuadrat ish kampione, që peshojnë gjithsej 6 tituj,  Sileksi dhe FC Shkupi.

# Ekipi Nd.  F B  D  G-av. Pikë
1. Vardar 9 7 2 0 14:4 23
2. Shkendija 9 4 4 1 18:11 16
3. Akademija Pandev 9 5 1 3 12:9 16
4. Renova 9 3 2 4 11:11 11
5. Pobeda 9 3 2 4 6:8 11
6. Rabotnicki 9 3 2 4 12:18 11
7. Makedonija GP 9 2 4 3 8:7 10
8. Belasica 9 2 4 3 7:10 10
9. Sileks 9 1 4 4 6:11 7
10. Shkupi 9 1 3 5 6:11 6

Leave a Reply