Shkëndija sërish nuk fiton, kësaj rradhe barazon ndaj Renovës (VIDEO)

Shkëndija edhe në ndeshjen e tretë me rradhë në kuadër të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë nuk ka arritur të shijojë fitoren, pasi sot në kuadër të javës së 9-të si vendas barazoi me rezultatin 2:2 përballë rivalit lokal, Renovës, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Osmani pjesën e parë e mbyllën me epërsi minimale falë golit të shënuar nga ana e sulmueist kryesor, Besart Ibraimi në minutën e 23-të, mirëpo “bardhekaltërit” nga Xhepçishti falë një dopiete të shënuar nga ana e sulmuesit Vlatko Stojanovski brenda vetëm një minute arritën të përmbysin epërsinë e “kuqezinjëve”.

Shkëndija avanson ndaj Renovës

Shkëndija avanson ndaj RenovësSHKËNDIJA – RENOVA 1:0(B. Ibraimi 23')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 6 октомври 2018 г.

Stojanovski në minutën e 54-të përfitoi vetë një penalti, të cilën e shndërroi më pas edhe në gol, ndërsa nuk vonoi shumë dhe vetëm pas 60 sekondave jo të plota, falë gabimit të mbrojtësit qendror Visar Musliu shënoi edhe golin e dytë, duke kaluar për herë të parë në epërsi skuadrën e tij.

Stojanovski shënon dy gola brenda një minute dhe përmbys epërsinë e Shkëndijës

Stojanovski shënon dy gola brenda një minute dhe përmbys epërsinë e ShkëndijësSHKËNDIJA – RENOVA 1:2(V. Stojanovski 54', 55')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 6 октомври 2018 г.

Pas këtij goli Shkëndija me të gjitha forcat tentoi të barazojë shifrat, ndërsa një gjë të tillë e arritën vetëm në minutën e 80-të falë proektilit të Egzon Bejtullait, i cili shënoi një ndër golat më të bukur në këtë fillim sezoni në LPFM.

Bomba e Bejtullait për barazim të rezultatit

Bomba e Bejtullait për barazim të rezultatit SHKËNDIJA – RENOVA 2:2(E. Bejtullai 80')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 6 октомври 2018 г.

Renova nga minuta e 66-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas kartonit të dytë të verdhë të Fisnik Zukës.

Me këtë barazim Shkëndija tashmë renditet në pozitën e dytë me 16 pikë, ndërsa Renova tashmë renditet në pozitën e katërt me 11 pikë.

Leave a Reply