Kandreva në janar largohet nga Interi, rikthehet në Torino!

Mesfushori italian, Antonio Kandreva pritet të largohet nga Interi në afatin kalimtar të janarit. Ish futbollisti i kombëtares italiane, mund të rikthehet sërish në qytetin e Torinos, aty ku në vitin 2010 kishte veshur fanellën e Juventusit, por këtë herë janë “Demat e Kuq” ata që kanë shfaqur interes për 31-vjeçarin e Interit.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, presidenti i Torinos, Urbano Kairo, do të nisë bisedimet me “zikaltërit” për huazimin e futbollistit.

Të dy klubet kanë marrëdhënie të mira dhe bisedimet mes tyre mund të mbyllen shpejt, por problemi mbetet te futbollisti, i cili më parë duhet bindur për të pranuar transferimin te skuadra e drejtuar nga Valter Maxarri, i cili e kërkon me ngulm Kandrevan.

Leave a Reply