E bujshme, Bashakshehiri në ndjekje të Jasir Asanit

Jasir Asani sezonin e ri me fanellën e Partizanit në Superligën shqiptare e ka nisur në mënyrën më të mirë. Futbollisti shkupjan është një titullarë i padiskutueshëm në ekipin e trajnerit Skender Gega, ndërsa paraqitjet e tij bindëse kanë rënë edhe në syrin e drejtuesve të skuadrës së njohur turke të Bashkakshehir.

Sipas asaj që raporton e përditshmja shqiptare ‘SportEkspres’,   dy skaut të klubit të Bashakshehirit kanë qenë prezent në stadium për të ndjekur Asanin në ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit, ndërsa që të dy kanë mbetur të kënaqur nga performanca e futbollistit shkupjan, i cili këtë edicion ka zhvilluar 8 ndeshje me “të kuqtë”, duke shënuar edhe 3 gola.

Kështu që në janar nuk do të ishte aspak çudi nëse në derën e presidentit Demi të  mbërrinte ndonjë ofertë për shërbimet e mesfushorit, për të cilin edhe në të shkuarën ka pasur zëra që e lidhnin ate me Turqinë, madje edhe para se të transferohej te Partizani.

Një transferim i këtillë do të ishte një hap para në karrierë për Asanin, i cili do të kishte mundësinë të provonte veten në një kampionat akoma dhe më të fortë, edhe pse duhet që të mbajë të njëjtin rendiment që ka treguar këtë fazë deri në janar, për të bindur turqit për të bërë një ofertë që do i bindte “demat” nga kryeqendra shqiptare për ta lënë të lirë.

Leave a Reply