Shtyhen ndeshjet e javës së 10 dhe 11 në Lindje, në Perëndim gjithçka sipas planit

Për shkak paraqitjes së përfaqësueses amatore të Maqedonisë në turneun kualifikuese në Irlandën e Veriut, orari i ndeshjeve të Ligës së Dytë – Lindje, do të pësojë ndryshime. Kështu me kërkesë të disa klubeve nga kjo ligë, FFM ka vendosur që të shtyejë ndeshjet e javës së 10 dhe 11.

Ndeshjet e javës së 10-të, të parapara për tu zhvilluar këtë të shtunë (20 tetor) do të zhvillohen me 30 tetor (e martë), ndërkohë ato të javës së 11-të me shumë gjasa gjatë pauzës kampionale në nëntor, kur përfaqësuesja e Maqedonisë do ti zhvillojë dy ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pra data e saktë për ndeshjet e javës së 11-të do të duhet të caktohet në mënyrë shtesë, ndërkohë sa u përket ndeshjeve në Ligën e Dytë – Perëndim, ato do të zhvillohen sipas kalendarit të planifikuar, që i bie se ndeshjet e javës së 10-të do të zhvillohen me datë 20 tetor, ndërkohë ato të javës së 11-të me 27 tetor.

Leave a Reply