Kasiljas mbron penalti pas gati 11 viteve në ndeshjet europiane (VIDEO)

Porto ka shënuar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke mundur 1:3 rusët e Lokomotivës së Moskës.

Dorë të rëndësishme në këtë fitore kishte edhe portieri i tyre, Iker Kasiljas, i cili në minutën e 10-të arriti që të prit penaltinë e Manuel Fernandesh. Ishte kjo penaltia e parë e pritur pas plotë 11-të viteve në ndeshjet në arenën ndërkombëtare, duke pasur parasysh se një gjë të tillë për herë të fundit legjenda e Realit, kishte bërë me 11 dhjetor të vitit 2007 në ndeshjen që ‘mbretërit’ atë kohë e zhvillonin kundër Lacios.

Për tashmë portierin 37-vjeçar ishte kjo penaltia e 19-të e pritur në karrierë dhe i dyti me fanellën e Portos.

Leave a Reply