Angellovski fton 6 shqiptarë të Maqedonia për dy ndeshjet e nëntorit

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Igor Angellovski ka zbuluar listën e futbollistëve, me të cilët do të paraqitet në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, njofton ‘infOSport.mk’.

Në mesin e futbollistëve të ftuar figurojnë edhe 6 futbollistë shqiptarë, që luajtën edhe në ndeshjet e tetorit.

Bëhet fjalë për dy mbrojtësit e Shkëndijës, Egzon Bejtullain dhe visar Musliun, mesfushorët Arijan Ademi të Dinamo Zagrebit dhe Enis Bardhit të Levantes, si dhe dy mesfushorët ofenziv, Ferhan Hasani nga rradhët e skuadrës arabe të  Al Raed dhe Ezgjan Alioskit të Lids Junajted.

Ndeshjen e parë gjatë këtij muaji Maqedonia do ta zhvillojë si mysafir kundër Lihtenshtejnit në Vaduz me datë 16 nëntor, teksa vetëm 3 ditë më pas në Shkup do të mirëpret Gjibraltarin.

Rikujtojmë Maqedonia pas 4 xhirove të para në grupin 4 numëron 9 pikë dhe aktualisht udhëheq renditjen para Armenisë me 6 pikë, po aq sa ka edhe Gjibraltari në pozitën e tretë, ndërkohë Lihtenshtejni me vetëm 3 pikë mban pozitën e fundit në tabelë.

Leave a Reply