Osmani i kënaqur me fitoren ndaj Rabotniçkit dhe epërsinë në pikë ndaj Vardarit

Shkëndija ka regjistruar edhe fitoren e 5-të nga po aq ndeshje në fazën e dytë të kampionatit elitarë në vend, duke arritur tashmë të shkëputet në renditje me 3 pikë ndaj Vardarit të vendit të dytë, që sot u mund në Çair nga FC Shkupi, njofton ‘infOSoport.mk’.

Shkëndija e Qatip Osmanit mundi Rabotniçkin me rezultatin 2:1 në Shkup, falë një realizimi nga ana e Eminit dhe autogolit të Mitrev.

‘Fitore e rëndësishme për të vazhduar serinë në pesë fitore me rradhë në kampionat. Rabotniçki është skuadër kualitative mirëpo sot u mund me meritë pasi Shkëndija ishte më e mirë. Sa i përket lojës ishim në nivel për 30-të minuta dhe më pas kishim rënie të koncentrimit dhe kundërshtari barazoi në 1:1. Në pjesën e dytë filluam shumë mirë dhe përmes aksionit të bukur shënuam sërish edhe pse ishte autogol dhe mendoj se me meritë fituam ndeshjen’, deklaroi trajneri Qatip Osmani.

Leave a Reply