Valon Berisha: Krenar me Kosovën, jemi një!

Kosova shkatërroi me rezultat 4:0 Azerbejxhanin në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, ndërsa kapiteni i “Dardanëve” Valon Berisha pas sfidës është shprehur tejet i kënaqur me triumfin.

“Jam krenar dhe e kam bërë për shtetin tim, për familjen time, për gjakun tim. Nuk kam pasur nevojë të mendojë gjatë për këtë zgjedhje, jam rritur në Norvegji, m’i kanë dhënë hapat e parë, por kur më është dhënë mundësia që të tregoj veten dhe të tregojmë se jemi një vend i futbollit, jam krenar që kam mundësinë të luaj për vendin time. Emocionet gjithnjë janë shumë të mira kur luajmë në Prishtinë, dihet që të gjithë tifozët që kanë mundësinë të vijnë kanë ardhur, e dimë se ka pasur shumë tjerë që nuk kanë arritur të vijnë, falënderoj të gjithë ata që na kanë shikuar nga shtëpitë, por edhe ata që ishin këtu, na kanë motivuar për fitore. Grupi po punon shumë mirë me njëri-tjetrin secili ka gjetur pozitën vet, secili lufton për njëri-tjetrin, nuk luajnë për vete, ne jemi një ekip, luajmë bashkë e punojmë bashkë, jemi një”, ka thënë Valon Berisha.

Leave a Reply