Fenomeni i përgjigjet pyetjes se kush është ‘Ronaldo i vërtetë’

Ish sulmuesi brazilian, Luis Nazario da Lima Ronaldo, ka dhënë një intervistë në vigjilje të derbit Juventus – Inter, ku ka folur për dallimet mes tij dhe Ronaldos të Juventusit.

Bota e futbollit viteve të fundit ka pasur fatin të ketë dy lojtarë me emrin Ronaldo, secili më i mirë se tjetri.

Edhe pse kanë luajtur në periudha të ndryshme, ndikimi i tyre në futboll është i madh dhe nuk do të harrohet kurrë.

Edhe pse gjatë viteve ka pasur shumë krahasime mes tyre, një të tillë nuk ka pranuar ta bëjë vetë Ronaldo i Brazilit, që gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e PSV Ajndhovenit, Barcelonës, Interit e Real Madridit.

Në pyetjen e ‘Gazzetta dello Sport’ nëse ai është ‘Ronaldo i vërtetë’, ai u përgjigj: ‘Është diçka që gjithmonë më ka kënaqur, por them jo: nuk ka kuptim’, përcjell ‘lajmi.net’

‘Ne jemi të ndryshëm. Dallimet? Mosha mbi të gjitha. Nëntë vite dallim, e po ashtu kemi luajtur në vite të ndryshme’.

‘Futbolli po ndryshon shpejtë kohëve të fundit, dhe vazhdon të ndryshojë shpejtë e më shpejtë. Nuk dua të them se ‘kohët e mia’ ishin më të vështira, por kemi hasur në situata të ndryshme dhe me skuadra të ndryshme’.

Leave a Reply