Eliminatoret për Euro 2021, shpresat e Shqipërisë dhe Kosovës në grup të njëjtë

Kombëtarja shpresa e Shqipërisë si dhe ajo e Kosovës do të luajnë në grup të njëjtë në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2021, që do të mbahet në Hungari dhe Sloveni.

Kështu vendosën goglat më shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, ku Kosova dhe Shqipëria së bashku do të luajnë në grupin e 3-të kualifikues.

Përveç dy skuadrave shqiptare, pjesë e këtij grupi do të jenë edhe Anglia, Austria, Turqia dhe Andorra.

Fushata kualifikuese nis më 18 mars të vitit 2019-të, teksa e njëjtë pritet të mbyllet më 13 tetor të vitit 2020.

Leave a Reply