Maqedonia U21 mëson kundërshtarët në eliminatoret për Euro 2021

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka mësuar emrat e kundërshtarëve për eliminatoret e Europianit të vitit 2021. Shpresat e futbollit të vendit tonë do të jenë pjesë e grupit 6, bashkë edhe me Spanjën, Izraelin, Malin e Zi, Kazakistanin dhe Ishujt Faroe.

Ndeshjet e këtij cikli eliminatorë do të startojnë me 18 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa në mënyrë plotësuese do të përcaktohet orari i ndeshjeve.

Sipas rregullave të UEFA-s të gjitha skuadrat e para në grupe do të sigurojnë kualifikimin për në Europianin e vitit 2021, që këtë herë do të ketë dy shtete organizatore, Hungarinë dhe Sloveninë.

Ndërkohë dy skuadrat e dyta më të mira nga gjithsej 9 grupe përmes ndeshjes së balotazhit që në program është në nëntorin e vitit 2020 do të kërkojnë kualifikimin për në fazën finale të Europianit.

Leave a Reply