EKSKLUZIVE: Alen Jasharoski, “Come Back”  te FC Shkupi

Kampionati në pauzë, por drejtuesit e klubeve vazhdojnë me punën, duke tentuar të ruajnë dhe në të njejtën kohë të sjellin përforcime të reja në skuadrat e tyre respektive. Në këtë merkato, Shkupi është në qendër të vëmendjes, ku nga jashtë me padurim presin që t’i shohin ndryshimet që do të ndodhin në skuadrën e Çairit.

InfOSport.mk mëson ekskluzivisht se Shkupi do të rikthej në merkaton e janarit Alen Jasharoskin. Ky i fundit gjatë verës u largua në drejtim të Prishtinës pikërisht nga Shkupi, ku për “bardhekaltërit” ishte njëri ndër golashënuesit më të mirë në sezonin e fundit.

Jasharoski ditëve të fundit ka qëndruar në qytetin e Shkupit dhe sipas asaj që arritëm të mësojmë është në bisedime me drejtuesit e skuadrës nga Çairi për tu rikthyer sërish në “folenë e vjetër”. /InfOSport.mk

Leave a Reply