Fenerbahçe dhe Elif Elmas bëhen me trajner të ri

Pas dy strategëve holandez, në stolin e trajnerit të Fenerbahçes është emëruar turku Ersun Janal. Gjigandët turk kanë zyrtarizuar sot turkun Janal, i cili në këtë post vjen për të zëvendësuar Ervin Kumanin e shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta në periudhën e fundit. Janal dhe Fenerbahçe kanë firmos kontratë për 1 vit e gjysmë. Janal është emër i njohur në Turqi dhe i dëshiruar për fansat e klubit të Fenerbahçes, pasi pikërisht me këtë trajner në vitin 2014 kjo skuadër fitoi titullin e kampionit.

Fenerbahçe ku militon edhe reprezentuesi i Maqedonisë Elif Elmas për momentin ndodhen në pozitën e 17-të në renditjen tabelare, ndërsa trajneri Janal ndeshjen e parë do ta ketë të hënën ndaj skuadrës së Erzurumit.

Leave a Reply