Gledi Mici i Shkëndijës i gatshëm për Kombëtaren shqiptare

Mbrojtësi i krahut të majtë të Shkëndijës, Gledi Mici në një intervistë për “Supersport”, ka folur për eksperiencën te skuadra tetovare, teksa flet edhe për dëshirën e tij të madhe për të luajtur me Kombëtaren shqiptare. Ai thotë se për Shqipërinë do të ishte i gatshëm që të vie edhe në ora 3 të mëngjesit.

‘Unë do isha gati të vija edhe në tre të natës për kombëtaren shqiptare. Gjithsesi, nëse nuk është e mundur, jeta vazhdon’, – u shpreh Mici, i cili ishte një ndër futbollistët më aktiv te Shkëndija, duke zhvilluar të gjitha 18 ndeshjet e stinorit vjeshtorë dhe duke realizuar 1 gol.

Leave a Reply