Njihuni me shqiptarin 16-vjeçar të Dortmundit haptaz dëshiron të luaj për Kosovën!

Hetemi deri tani ka luajtur për Kombëtaren e Gjermanisë U-15 dhe U-16…

Futbollistët shqiptarë tashmë kanë filluar të lënë gjurmë gjithë andej. Një ndër ata talentë të shumtë shqiptarë nëpër Europë, është edhe mesfushori 16-vjeçar i Borusia Dortmundit, Rilind Hetemi, i cili haptazi ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur me përfaqësuesen e Kosovës.

Hetemi deri tani ka luajtur për Kombëtaren e Gjermanisë U-15 dhe U-16, ku gjithsej ka pesë paraqitje.

‘Kam dy ëndrra, njëra është që të debutoj me skuadrën e parë të Borusia Dortmundit dhe tjetra për të luajtur me përfaqësuesen e Kosovës’, – ka thënë Hetemi, i cili në ndeshjen e tij debutuese me fanellën e skuadrës së Borusia Dortmundit U-19 në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, arriti që të shënojë gol.

Ndryshe Hetemi gjatë këtij sezoni me ekipin e të rinjëve të Dortmundit numëron gjithsej 17 ndeshje (16 kampionale, 1 në Ligën e Kampionëve), 5 gola të shënuar (4 në kampionat dhe 1 në Ligën e Kampionëve) dhe 11 asiste.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply