Zbulime tronditëse brenda Milanit

Milani i kishte angazhuar disa detektivë privatë për t’i ndjekur gazetarët, i kishte përgjuar telefonat dhe laptopët e punonjësve dhe i kishte kontrolluar zyrat e klubit për të parë nëse kishte përgjues gjatë administratës së Yonghong Li.

Sipas ‘La Repubblica’, muajt e fundit të pronarit kinez në Milan ishin karakterizuar me paranojë për zbulimin e informatave të brendshme.

Kjo zbulime vijnë tani për shkak se ish-drejtori ekzekutiv Marko Fasone është duke e paditur Milanin për shkarkim të padrejtë.

Mediat italiane shkruajnë se Milani kishte punësuar hetues privatë të ‘Carpinvest srl’ për t’i ndjekur katër gazetarë: Enrico Enrico Currò dhe Luca Pagni të ‘La Repubblica’, Carlo Festa të ‘Il Sole 24 Ore’ dhe Tobia De Stefano di Libero.

Duket se ky operacion i ka kushtuar shumë Milanit dhe pronarët e rinj kompania ‘Elliott Management’, e cila e mori në pronësi gjigantin italian pasi Yonghong Li nuk arriti t’i paguajë borxhet, ishin hutuar nga fatura në vlerë 80 mijë euro që kishte mbërritur në klub për shërbimet e ‘Carpinvest’.

Gazetarët ishin përcjell nga 19 shkurti deri më 2 mars nga katër hetues dhe dy makina. Ky nuk ishte veprimi i vetëm ekstrem që Milani e kishte ndërmarrë për të zbuluar se kush po i zbulonte informatat e fshehta të Li.

Klubi kishte kërkuar qasje nëpër laptopë, tableta dhe telefona të drejtorëve ‘kuqezinj’, pastaj kishte kërkuar të dhëna telefonike nga ‘Telecom Italia’ për katër punonjës: Agata Frigerio, Giuseppe Mangiarano, Giovanna Zian and Angela Zucca.

Por kjo s’ishte e tëra, pasi Milani e kishte angazhuar një kompani për të bërë një kërkim të detajuar për përgjues nëpër zyrat e klubit.

Leave a Reply