Hazard i vetëm mundi Uatfordin dhe futet në klubin 100 (VIDEO)

Eden Hazard i ka sjellë fitoren i vetëm Çelzit në transfertën ndaj Uatfordit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 19-të në Premierligë, njofton ‘infOSport.mk’.

Mesfushori belg realizoi që të dy golat në fitoren 2:1 të skuadrës londineze, që tashmë me 40 pikë sërish renditet në pozitën e katërt, duke lënë pas vetes Arsenalin, që sot barazoi 1:1 si mysafir ndaj Brajtonit.

GOLAT NGA NDESHJA UATFORD – ÇELZI, NDIQENI KËTU.

Hazard golin e tij të parë përballë Uatfordit dhe të 100-tin me fanellën e Çelzit, e realizoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, teksa vendasit u kundërpërgjigjen në minutën e tretë shtesë, kur me anë të Pereiras barazuan shifrat në 1:1.

Në pjesën e dytë Hazard edhe njëherë tjetër doli në skenë, kësaj rradhe në minutën e 58-të, duke shënuar golin e fitores nga pika e bardhë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply