Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli është një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të janarit.
Ai aktualisht është pjesë e skuadrës holandeze të Herenven, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2020, ndërsa zgjatja e saj është e kushtueshme për skuadrën nga Holanda, e cila është e gatshme të lë të lirë futbollistin shqiptarë, në adresë të të cilit nuk mungojnë ofertat.
“Shumë tifozë të Fenerbahces më kanë dërguar mesazhe për t’u transferuar në klubin e tyre”, ka deklaruar Zeneli, që shton duke thënë se skuadra turke nuk është një opsion për të.
“Me gjithë respektin për klubin dhe tifozët, unë dua të shkoj në ligat më të mëdha dhe ambiciet e mia janë në Angli, Spanjë, Francë, Gjermani dhe Itali, edhe pse kurrë nuk dihet se çfarë do të ndodh”, ka thënë Zeneli për ‘fcupdate.nl’.
Përveç Fenerbahçes, është edhe Galatasaraji që dëshiron shërbimet e Zenelit, i cili ka thënë se është një tifoz i madh i Milanit dhe ish yllit të kësaj skuadre, Leite Kaka.
“Unë jam një tifoz i Milait dhe gjithmonë kam dashur ta shoh Kakan duke luajtur. Ai nuk është dashur të transferohej te Real Madrid, por ka kërkuar të provonte diçka të re”.