Miran Maksuti ndahet me Renovën

Miran Maksuti është ndarë me Renovën dhe tashmë është një futbollistë i lirë. Edhe pse kontrata e tij skadonte në qershor të këtij viti, me pëlqim të dyanshëm palët kishin ndërprerë kontratën, njofton ‘infOSport.mk’.

Arsyeja e ndërprerjes është minutazhi i vogël që merrte Maksuti te skuadra tetovare. Ai këtë gjysëmsezoni u paraqit në vetëm 6 ndeshje, edhe atë në 5 prej tyre si zëvendësues, teksa vetëm në ndeshjen e javës së 6-të kundër Bellasicës kishte luajtur gjatë tërë 90-të minutave.

Ekziston mundësia që Maksuti të vazhdojë karrierën në ndonjërën prej skuadrave në vend, mirëpo gjithashtu ‘infOSport.mk’ mëson se për shërbimet e sulmuesit 25-vjeçar interesohen edhe disa skuadra kosovare.

Leave a Reply