Ish reprezentuesi i Maqedonisë, Shainovski merr drejtimin e skuadrës daneze të Herlev

Ish reprezentuesi i Maqedonisë, Xhevdet Shainovski është emëruar trajner i skuadrës së Herlev nga Danimarka. Bëhet fjalë për një skuadër që garon në ligën e katërt daneze, e ku rolin e drejtorit sportiv e ushtron tetovari, Mahi Hismani, njofton ‘infOSport.mk’.

Pikërisht ky i fundit ishte më i merituari që Shainovski morri drejtimin e tyre, duke u bërë kështu trajneri i parë jo danez që do të udhëheq ekipin e Herlev.

Shainovski, i cili me Maqedoninë numëron 24 ndeshje dhe që gjatë karrierës së tij si futbollistë ka luajtur edhe me disa skuadra të njohura europiane, si Hanover, Nordsjelland, NEC Nejmingem, me Herlev ka firmosur kontratë 6 mujore, me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.

‘Herlev është një klub me emër në Danimarkë. Me Shainovskin kontaktet e para i kishim bërë që vitin e kaluar, ndërsa tani fati deshi që të bashkëpunojmë. Pasi e kontaktova mund të them se shumë shpejtë u morrëm vesh për kushtet dhe planet e klubit tonë për në të ardhmen. Ambiciet tona gjithnjë janë që të ngjitemi një rang më lartë, ashtu që shpresojmë se me Shainovskin do të arrijmë një gjë të tillë, kuptohet nëse na jepet mundësia edhe këtë vit, por gjithsesi edhe sezonin e ardhshëm’ – u shpreh enkas për ‘infOSport.mk’, Mahi Hismani.

Stinorin vjeshtorë në ligën e katërt daneze, skuadra e Herlev e mbylli në pozitën e katërt, ndërsa duke fillluar nga e hëna (14 janar) ata do të fillojnë me përgatitjet për stinorin pranveror, mirëpo kësaj rradhe me trajnerin e ri, Xhevdet Shainovski. Ky i fundit deri më tani në karrierën e tij kishte udhëhequr ekipin e dytë të Nordsjelland, pastaj skuadrën e BK Frem në Ligën e dytë, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe rolin e ndihmës trajnerit te skuadra e Ab Tårnby, transmeton ‘infOSport.mk’.

Në postin e trajnerit, Shainovski do të zëvendësojë danezin, Jonas Borup.

Leave a Reply