E pabesueshme: Zhduket aeroplani në të cilin ndodhej përforcimi i ri i Kardifit

Një tjetër lajm shokues na vjen nga Anglia, e që ka të bëjë me një aeroplan të zhdukur. Aeroplani që po fluturonte nga Franca për në Kardif është dukur dje (e hënë), ndërsa ende nuk dihet për fatin e pasagjerëve.

Në atë aeroplan besohet të ishte edhe përforcimi i paralajmëruar i Kardif Sitit, Emiliano Sala. Futbollisti argjentinas besohet të ketë qenë në atë aeroplan që u zhduk dje nga radarët.

Aeroporti i Kardifit ka konfirmuar se aeroplani ‘Piper Malibu’, në të cilin besohet se ishte futbollisti, është dashur të mbërrijë nga skuadra e Nant, por se tani për tani nuk ka detaje të tjera për të.

Rojet bregdetare britanike kanë thënë se zhdukja e aeroplanit nuk është në zonën e kërkimit të tyre, megjithatë ata kanë dërguar 2 helikopterë për të ndihmuar.

Leave a Reply